Qytetarët gjilanas nuk meritojnë të marrin shërbime të këqija

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Qytetarët Gjilanas sipas LDK-së, nuk e meritojnë në asnjë mënyrë të marrin shërbime ndër më të këqijat në Kosovë, duke qenë taksapaguesit më të mirë në Kosovë.

Komisioni për SHP pranë LDK-së ka bërë një reagim publik ndaj deklaratave të behar Mehmetit drejtor i shërbimeve publike. Në reagimin e LDK-së thuhet se ajo nuk është e befasuar me formën e reagimit të Drejtorisë së SHP .

“Ato reagime janë më tepër vetëm për konsum të brendshëm nga frika për ndërmarrjen e ndonjë veprimi nga kreu i komunës së Gjilanit sepse edhe ai është i vetëdijshëm se ka probleme të mëdha në këtë fushë dhe se një parti me një fuqi të vogël politike në Gjilan me udhëheqë këtë shërbim me kaq shumë probleme të qytetarëve është mjaftë brengosës”vijon reagimi.

“Pa dashje jemi të detyruar të reagojmë vetëm për të sqaruar para opinionit të komunës së Gjilanit disa çështje për të cilat kemi fol më herët ,por të cilat DSHP nuk i ka konsideruar të rëndësishme për qytetarë dhe ka vlerësuar punën e saj në superlativ dhe pavarësisht që ne si LDK edhe në formë të rekomandimeve kemi ndihmuar këtë drejtori sepse është me rëndësi për të gjithë ne pavarësisht politikës” thuhet në reagim.

LDK mendon se partia në pushtet nuk mund t`i ikë përgjegjësisë duke bartur barrën në disa parti që janë në koalicion për këtë keqqeverisje në këtë fushë dhe disa fusha tjera sikur që po pretendon disa herë duke përfshi edhe disa drejtori që udhëhiqen nga parti të vogla pa mandate politike dhe qytetare.
“Fillimisht synimi ynë ka qenë të ndihmojmë Drejtorin dhe Qeverinë Lokale duke i dhënë vërejtjet tona dashamirëse në lëshimet e mëdha në punën e kësaj Drejtorie me qellim të përmirësimit të këtyre shërbimeve të këqija që po ju ofron Qytetarëve dhe taksapaguesve të vet të devotshëm” sqarohet në reagim.

Drejtoria e shërbimeve publike sipas LDK nuk është thirr fare në asnjë pasus në reagimin e tyre ndaj shqetësimeve të paraqitura në konferencën me gazetar,por kryesisht paraqet disa nga “rezultatet “ të arritura nga viti 2011 të cilat për ne nuk kanë qenë te kontestuara në asnjë fjali të vetme.

Uji Dea

LDK edhe njëherë i ka kujtuar publikut vërejtjet tek mirëmbajtja verore mirëmbajtja e hapësirave Publike(parqeve,shesheve,parkingjeve,pastrimi i rrugëve, etj),pastaj sinjalizimet Vertikale dhe Horizontale,ndriçimi publik,transporti publik,menaxhimi shume i dobët në Kompanitë Rajonale,tejzgjatja e punëve në ato pakë punë që janë bërë vitin e kaluar dhe që po vazhdojnë akoma edhe këtë vit.

Sipas LDK-së drejtoria e shërbimeve publike dhe Qeveria Lokale shumë pak po kujdesen për mirëmbajtjen e Projekteve të realizuara nga donatorët tanë si dhe për sheshet të cilat mbajnë emrat e Luftëtarëve dhe dijetarëve tanë me të cilët i kemi pagëzuar.
DSHP nuk dha as edhe një koment për uzurpimin e shesheve dhe shkatërrimin e hapësirave të gjelbërta me qellim të ngritjes se kafiterive të ndryshme për militantët dhe aktivistët e tyre partiak.
DSHP nuk sqaroi as me një fjalë të vetme anashkalimin nga të gjitha projektet nacionale, qytetarët e mjerë Gjilanas të cilët njihen si taksapaguesit më të mirë në Kosovë dhe është shumë e padrejtë t`i injorosh të gjitha këto shqetësime për qëllime të nivelit shumë të ulët. Të mjerë janë ata njerëz që sot në shekullin 21 thonë “kurrë s’ka qenë më mirë”
Tutje në reagimin e LDK-së thuhet se për të qenë sa më të përgjegjshëm ndaj opinionit dhe për të arsyetuar edhe njëherë shqetësimet e tyre dhe për të treguar se “kurrë s’ka qenë më mirë”,po japim edhe disa të dhëna shqetësuese si argumente shtesë.

Me datën 14.05.2012. vetëm disa ditë pas paraqitjes së shqetësimeve tona për Drejtorin e Shërbimeve Publike me rezultate të hulumtimit të opinionit Kosovar dhe Gjilanas për kënaqshmërinë me këto shërbime del në opinion edhe UNDP-ia nga “Programi iniciativë për Komunat Demokratike dhe efektive” të financuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe USAID-i duke dhënë opinionin e Anketës me Qytetar për vitin 2011 e që krahasuar me vitin 2010 për Komunën tonë “Që kurrë s’ka qenë më mirë”jep këto rezultate mjaftë brengosëse, sidomos për Drejtorin e Shërbimeve Publike si:
Mirëmbajtja e Parqeve dhe Shesheve ku kënaqshmëria e Qytetarëve nga 95 % sa ishte në vitin 2010 ka rënë në 47 % për vitin 2011.
Kënaqshmëria me rrugë nga 65 % në vitin 2010 bie në 62% në vitin 2011. Ndriçimi Publik nga 56 % sa ishte në vitin 2010 bie në 52% për vitin 2011. Ndërtimi i Trotuareve “kurrë më mirë”nga 90 % ne vitin 2010 bie ne vetëm 24 %.Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Kanalizimeve bie nga 87 % në 68 % në vitin 2011.Shërbimet e ujësjellësit, kënaqshmëria nga 81 % në 2010 bie në 60% në vitin 2011. Ndërtimi i Parkingjeve nga 72 % sa ishte në 2010 bie në 30 % në vitin 2011. Grumbullimi i mbeturinave nga 89 % në 2010 bie në 36 % në vitin 2011.

Pra këto janë “Shërbimet më të mira të Shekullit 21” siç pretendon DSHP. Sipas komisionit të LDK-së këto nuk janë opinione të tyre ,por të MPL dhe të USAID-it e në veçanti të Qytetarëve tanë të ndershëm që “fatkeqësisht “përputhen me shqetësimet tona të ngritura.

Qytetarët Gjilanas sipas LDK-së nuk e meritojnë në asnjë mënyrë të marrin shërbime ndër më të këqijat në Kosovë, duke qenë taksapaguesit më të mirë në Kosovë.
Pra siç shihet LDK-ja nuk bënë dhe as që është në natyrën e sajë të bëjë kritika paushalle siç pretendon drejtori me qëllim të mbulimit të dështimeve në punë.

Komisioni për Shërbime Publike publikisht fton të gjitha mjetet e informimit dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike që së bashku të vizitohen të gjitha shqetësimet tona të paraqitura me shkrim në media dhe nëse këto shqetësime nuk korrespondojnë me realitetin publikisht do të kërkojmë falje para opinionit përfundon reagimi./rajonipress/.