FITORJA

Qytetarët e Zhegrës kërkojnë zhvendosjen e shenjës së komunikacionit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kjo shenjë e komunikacionit e vendosur javë më parë në njërën nga rrugët në qendër të vendbanimit të Zhegrës dëshmon se sa të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm tregohen organet kompetente për këtë punë thotë Jehona Hyseni.

Hyseni thotë se në qendër të vendbanimit të Zhegrës, gjegjësisht në rrugën e cila shpije drejt Shtëpisë së Shëndetit, Stacionit Policor dhe drejt Shkollës fillore “Agim Ramadani” javë më parë është vendosur kjo shenjë e cila i njofton vozitësit se ndalohet qarkullimi me automjete në këtë drejtim.

“Personat përgjegjës për vendosjen e kësaj shenje të ndalimit të qarkullimit të automjeteve në këtë drejtim si duket kanë harruar se po në këtë rrugë gjendet Shtëpia e Shëndetit dhe se qytetarët e kësaj ane të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore, domosdo duhet të kalojnë në këtë rrugë. Personat të cilët më së shumti kanë nevojë për këto shërbime shëndetësore, e dimë se janë personat e moshuar dhe fëmijët” ka sqaruar Hyseni.

Uji Dea

Sipas saj shqetësim i banorëve të kësaj ane është se kjo shenjë është vendosur në vend të gabuar, dhe se përcjellësit e personave që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, detyrohen që veturat e tyre t`i len në pjesën e poshtme të rrugës pasi që nuk gjendet një vendparkim për vetura afër objektit të shtëpisë së shëndetit dhe tani me vendosjen kësaj shenje të ndalimit të qarkullimit të automjeteve, detyrohen që të afërmit e tyre deri te shtëpia e shëndetit ti ofrojnë ashtu si të munden – në këmbë.

“Është e vërtetë se vendosja e një shenje të tillë është e nevojshme, pasi që po kjo rrugë shpie edhe drejt Shkollës fillore “Agim Ramadani” dhe se kjo rrugë është mjaft e frekuentuar nga nxënësit e kësaj shkolle, mirëpo vendosja e kësaj shenje duhet të jetë nga stacioni policor deri në oborrin e shkollës dhe anasjelltas. Andaj, banorët e Zhegrës dhe vendbanimeve për rreth, shpresojnë shumë së drejtoria kompetente do ta ketë parasysh shqetësimin e tyre dhe do ta përmirësoj gabimin, dhe qytetarëve tu mundësojë lëvizje të lirë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve” ka thënë Jehona Hyseni këshilltare komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.