FITORJA

Qytetarët e Skënderbeut të kënaqur me asfaltin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të projektit për mbushjen e gropave me asfalt dhe riasfaltimeve, është realizuar një pjesë e projektit duke u riasfaltuar rruga kryesore e qytetit “ Skënderbeu ”, ndërsa të hënën është duke u riasfaltuar rruga përballë stacionit të policisë.

Arsim Kryeziu Inxhinier në kompaninë “ Papenburg & Adriani”, ka thënë se gjatësia e rrugës “ Skënderbeu” është 780 m, gjerësia 6.6 , trashësi 4 cm , me asfalt beton 011, ndërsa rruga përballë stacionit të policisë gjatësia prej 56 metrave, gjerësia prej 5 m, trashësia dhe kualiteti është i njëjti me rrugën kryesore, ndërsa vlera e projektit afërsisht është prej 43 mijë euro. Ndërsa, mendimet e qytetarëve lidhur me riasfaltimin e këtyre rrugëve ishin të kënaqshme.

Meriton Krivaqa qytetarë nga komuna e Kamenicës, ka thënë se sa i përket projekteve të realizuara në komunën e Kamenicës është punuar mjaft, por gjithnjë ka vend për përmirësime dhe realizime të projekteve në infrastrukturë, kurse riasfaltimi i rrugës kryesore në qytet është një punë për çdo lëvdatë.

Eco Higjiena

Ndërsa, Arton Thaqi thotë se me riasfaltimin e kësaj rruge është bërë një punë e mirë e cila ka zbukuruar edhe qytetin.

Edhe Mentor Maliqi, kishte mendim pozitiv për projektet që po realizohen në komunën e Kamenicës. Ai shtoi se në përgjithësi në komunën e Kamenicës, janë realizuar mjaft projekte në infrastrukturë po ashtu edhe riasfaltimi i rrugës “ Skënderbeu” tregon se udhëheqja komunale është duke i kushtuar rëndësi të veçantë qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.