Eko Higjiena

Qytetarët e gozhdojnë Lutfi Hazirin rreth oksigjenit, Spitali i Gjilanit është tmerri i vërtet, aty s`ka asgjë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Deklarata e Lutfi Hazirit se nuk ka ndodhur që asnjë pacient të mbetet pa oksigjen ka ngjallur reagime të shumta tek ato familje që e kanë përjetuar katrahurën në këtë institucion shëndetësor. Qytetarët e quajnë si Bangladesh dhe tmerr të vërtet Spitalin e Gjilanit. Lexoni disa nga komentuesit e shumtë.

Kreu i Komunës Lutfi Haziri dje deklaroi se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet një pacient pa oksigjen. “Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët në vijim”, ka thënë Haziri.

Kjo deklaratë e Hazirit është pritur me reagime të shumta nga familjar të shumtë që këto ditë kanë pasur përvojë të hidhur me Spitalin e Gjilanit.

Labinota Bunjaku ka shkruar: Jo kryetar ka ndodhur personalisht ne si familje u dashtë me siguru vet oksigjenin ose nuk pranojshin prindërit në Infektiv, ku ata luftojshin për jetë. Na vetë si familje kemi marr me qera oksigjen kështu që kujdesu pak ma tepër mos fol veç hajt folmi.

Fundamenti

Genta Salihu ka shkruar: Çfarë tmerri jena tu përjetua me këso Qeverisje të pandërgjegjshme qe 20 vite gjëja elementare për jetë mungesë Zoti i madh i ndimohfte këtij populli duart e kujt e kena shëndetin Turpi ju mbulofte si ju ka mbuluar.

Dije Edi shkruan: Kjo pi bjen qe ushqim kemi amo jo për krejt nuk janë ngope gjithë, e këtu del që dikush ka përfitua për oksigjen, marre për juve pyetna neve që kemi kaluar nëpër këto sfida e tregojmë na çka ka vështirësi e çka jo . Se për foto edhe ne shkojmë bëjmë aty super dalin .Mos luani me shëndetin e qytetarëve aman se jeni bërë të pashikueshëm nëpër konferenca.

Mentor Qerimi shkruan: Kërkush nuk e nalë me thënë s`ka vështirësi. Jena mësu me juve me thonë veç çka ju konvenon. Realiteti është se sen hiq nuk ka në spital për keq ardhje mazi se në Banglladesh jem tmerr./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.