RCCOLA

Qytetarët e fshatrave të Artanës kërkojnë investime serioze në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në debatet publike për buxhet që ka mbajtur komuna e Artanës në fshatrat Llabjan dhe Zebinc nga qytetarët është kërkuar që të investohet në rregullimin e kanalizimit, asfaltim të rrugës, ndërrimi i lokacionit të tregut, ndriçimi, rrethimi i oborrit të shkollës, drenazhimin e burimit, rrjeti i ujësjellësit për shkollën fillore në Koznic, ndërtimi i çerdhes, ujësjellësi për një lagje në Llabjan.

Në hapësirat e shkollës fillore “Asdreni“ në Llabjan dhe shtëpi të kulturës në Zebinc qytetarët e këtyre fshatrave kishin rastin të informohen se si komuna e Novobërdës ka planifikuar buxhetin për vitin 2020.

Debatin e ka organizuar Drejtoria për Buxhet dhe Financa, përderisa në fjalën hyrëse Kryetari z.Svetisllav Ivanoviq ka përshëndetur të pranishmit dhe ka ftuar që t’i japin propozimet e tyre për investimet kapitale e gjithë kjo me vendime transparente për shpenzimin e buxhetit dhe investimeve në investimet kapitale në komunën ton.

Planin për shpërndarjen sipas kategorive ekonomike të pranishmëve u ka prezantuar drejtori për buxhet dhe financa të Komunës së Novobërdës z.Srgjan Todoroviq, ku pas kësaj qytetarët kanë dhënë edhe propozimet e tyre për investime kapitale.

Mobi Casa

Në debatet përveç qytetarëve ka prezantuar edhe anëtarja e kuvendit Komunal, zo.Xhejlane Behluli dhe përfaqësuesi i USAID-it projekti Lega z. Milosh Jovanoviq.

Pas prezantimit të buxhetit nga ana e z.Todoroviqit dhe diskutimeve me qytetarët janë propozuar projektet për investime kapitale si ne vijim:

Propozimet e qytetarëve nga fshati Llabjan përfshijnë investimet në kanalizim, asfaltim të rrugës, ndërrimi i lokacionit të tregut, ndriçimi, rrethimi i oborrit të shkollës, drenazhimin e burimit, rrjeti i ujësjellësit për shkollën fillore në Koznic, ndërtimi i çerdhes, ujësjellësi për një lagje në Llabjan.

Kurse propozimet e qytetarëve të Zebincës përfshijnë investimet në kanalizim, asfaltim të rrugës dhe ndriçimi./rajonipress/