ARKATANA

Qytetarët e duan ndryshimin praktikë, në vend të demagogjisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e anketuar mendojnë se qeverisja e Alban Hysenit nuk e ka sjellur asnjë ndryshim të vetëm. Ne po shohim demagogji nga Alban Hyseni dhe marrje me vetveten. Qeverisja e Hysenit është pa gjak dhe larg asaj që ka premtuar në fushatën zgjedhore, shprehen qytetarët.

Qytetarët gjilanas tashmë të vetëdijesuar dhe të zhgënjyer që kanë votuar për një “ndryshim” që nuk po ndodhë, shprehen të mllefosur për zhvillimet në komunën e Gjilanit.

Afrimi një 43 vjeçar mendon se LVV gabimin më të madh po e benë kur në vend të punëve praktike, merret me demagogji. “Mua nuk më interesojnë llafet e kota, unë e dua ndryshimin e votuar. Deri tani asnjë ndryshim nuk ka ndodhur sepse Gjilani nuk ka përfituar asnjë projekt kapital dhe realisht asnjë punë e hajrit s`ka filluar në qytet” shprehet Afrimi.

Hidromorava

Luljeta një mësuese mendon se Gjilani për katër vitet e ardhshme do të mbetet qytet statujë sepse nuk do të ketë progres. “Edhe unë e kam votuar ndryshimin, por jam e zhgënjyer tej mase sepse Alban Hyseni nuk po tregohet aspak serioz dhe më shumë po sillet si fëmija i lazdruar, kur hynë në klasën e parë. Mos vet për Gjilanin çfarë e ka gjetur” mendon ajo.

Edhe, Naimi një student mendon se qeverisja e Alban Hysenit është e mjerueshme. “Llogariteni kanë bërë dallavere edhe te ndarja e bursave dhe mos të flasim çka pritet në fushat tjera” shprehet ky student./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.