Qytetarët: Degradimi i parkut është krim institucional

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët gjilanas veçmas ata që jetojnë në qendër të qytetit janë të zhgënjyer dhe revoltuar në institucionet komunale, që po heshtin përball krimit që po ndodhë para syve tanë. Për interesa të një biznesmeni dhe për një fije kabell të rrymës po degradohet e masakrohet parku i qytetit.

Punimet skandaloze në parkun e qytetit, i vetmi vend dhe hapësirë që e shfrytëzojnë qytetarët e Gjilanit për pushim e relaksim po shihet si krim institucional dhe heshtje dhe dorëzim i organeve komunale përballë krimit të organizuar.

Shemsedini një banor i qendrës së qytetit thotë se kjo çka po ndodhë para syve tanë është më shumë se krim institucional.”Ta tolerosh shkatërrimin dhe masakrimin e parkut të qytetit për interesat e një ish ministri dhe biznesmeni vërtet është krim institucional. Edhe më shumë se krim do të ishte nëse punëkryesi ka marr leje sepse aty s`ka vend për hapësirë e manovrim. Po të kishte shtet ligjor, duke filluar nga Alban Hyseni do të duhej të merreshin në pyetje” shprehet ky banor.

KKVITI

Rasimi një pensionist që është frekuentues i rregullt i parkut të qytetit thotë se po na e dëmtojnë zemrën e qytetit. “Parku është zemra dhe mushkëritë e Gjilanit. Është për gjynah se si po degradohet parku, është për keqardhje se si një shoqëri e emancipuar toleron diçka të tillë” shprehet Rasimi.

Bajrami gjithashtu banor i qendrës së qytetit thotë se dikush duhet të japi përgjegjësi. “Alban Hyseni po shihet se është dorëzuar para krimit të organizuar dhe po shihet se s`ka as fuqi e as autoritet me vendos për gjëra të mëdha të Gjilanit. Turp i qoftë” shprehet ky banor.

Rajonipress e ka pyetur edhe Alban Hysenin se kush i ka dhënë leje punëkryesit, por nuk ka marrë përgjigje./rajonipress/