Fundamenti

Qytetarët ankohen shtrenjtimin e rrymës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës, pos qytetarëve, nuk po arsyetohet as nga ekspertët e ekonomisë dhe ish-ligjvënës. Ata thonë se, pos tjerash, vendimi nuk është dashur të merret para konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, pasi që bordi i ZRRE-së kishte para vetes rekomandimin e Kuvendit për ndryshimin e sistemit tarifor.

Nga sot energjia elektrike është shtrenjtuar për 4.57%. Këtë vendim e ka marrë Zyra e Rregullatorit për Energji, ku sipas njoftimit, tarifat me pakicë do të rriten për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregullt.

Sipas bordit të ZRRE-së, një rritje e tillë paraqet një minimum i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës. Qytetarët e intervistuar, thonë se kjo rritje është e papërballueshme në krahasim me të ardhurat.

Edhe përfaqësues të bizneseve e kundërshtojnë këtë rritje, duke thënë se kjo është ngufatje për bizneset e investitorët, si dhe për gjendjen sociale në vend, ku do t’i rëndojë qytetarët edhe më shumë. Safet Gërxhaliu thotë se për më tepër, ky vendim nuk do të duhej të merrej kur ende nuk ka filluar punën parlamenti.

FIDANISHTJA

“Një ngritje e tillë e cmimit do të reflektohet në 3 dimensione në aspekt negativ për Kosovën, 35 dimensioni i parë, është dimensioni ekonomik, që vërtet është një grusht për sektorin privat, në vecanti për sektorin prodhues, dhe kur krejtë kësaj i shtojmë se ky vit është vit i rënies së eksportit të Kosovës, është diqka që vërtet e banalizon këtë process. Dhe është një demotiv shtesë për investitor të huaj dhe në qoftë se e kemi mungesën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe e kemi kosto të energjise elektrike nuk kemi forma tjera për t’i mbështetur ata, cfarë do të jetë ardhmëria ekonomike e Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut.

Ish-kryesuesi i komisionit hetimor parlamentar lidhur me çështjen e tarifave dhe faturave, Muhamet Mustafa, thotë se kjo rritje ka mundur të shmanget. E derisa ky komision pati rekomanduar ndryshimin e sistemit tarifor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi, sipas ZRRE-së, anëtarët e Bordit nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tarifore për këtë vit.

“Natyrisht se ne e kemi marrë me befasi mos ndryshimin e tarifave edhe pse kjo është një situatë shumë e ndërlikuar dhe ndoshta kërkon edhe ma shumë analiza dhe këtu po shihet se ska pas një pajtueshmëri në ZRRE, megjithëatë tarifat janë anakronike dhe nuk e shprehin nivelin e zhvillimit ekonomik, social, sturkturën e konsumit, 03 dhe e ngarkojnë shumë bllok tarifën e tretë dhe ajo pagun, gjithë këto ineficienca dhe probleme që është një apsurditet I llojit të vet dhe unë jam i sigurt se kjo duhety të ndryshojë. Sa i përket ZRRE-së, ZRRE është e pavarur në vendimet e saja mirëpo kuvendi sigurisht që analizon vendimet e saja”, tha Muhamet Mustafa, ish kryesuses i Komisionit hetimor parlamentar për cështjen e faturave dhe të tarifave.

Mustafa thotë se Kuvendi do ta analizojë edhe performancën e ZRRE-së në rregullimin e këtij sektori dhe në furnizimin e qytetarëve me energji dhe, varësisht prej saj, do të mund të marrë vendime të caktuara.(RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.