Qytetarët ankohen për kundërmimin që lëshojnë kamionët e “Eco – Higjiena”, por ndryshe arsyetohen zyrtarët e kompanisë

Gjilan – Osman Ibrahimaj qytetar dhe vullnetar i mëngjesit thotë se kur e pa gjendjen e rëndë në rrugët e qytetit teksa kundërmonte erë e rëndë që vinte nga rrjedhja e kamionëve rastin e paraqiti edhe në “Eco – Higjiena”, por askush nuk reagoi. Senad Ramaj drejtor në këtë kompani thotë se gjatë muajve të verës ndodhin këto kundërmime sepse qytetarët tregohen të pakujdesshëm dhe hedhin në kontejner lloj – lloj zarzavatesh.
Osman Ibrahimaj, por edhe shumë qytetar tjerë kanë dërguar foto në adresë të rajonipress për të treguar një shqetësim të tyre që ka të bëjë me mbeturinat që merren nga kamionët e “Eco – Higjiena”.
Osman Ibrahimaj tha për rajonipress se ishte në një lagje të qytetit kur hasi në një situatë të pakëndshme.”Vinte një erë e rëndë dhe ky kundërmim po vinte pikërisht nga kamionët e “Eco – Higjiena”, shkaktohej një rrjedhje e gjatë dhe nuk mund të ecje e të merrje frymë nga era e rëndë”.
Ibrahimaj tha se është ankuar menjëherë tek kompania, por askush nuk i dha përgjigje. “Nuk kemi çka bëjmë, i tillë është lloji i kamionit ndërsa fotot ia dërgova edhe Nevzat Rushitit” u shpreh Ibrahimaj.
Ibrahimaj tha se është detyruar të kalojë me maskë në gojë, ndryshe ishte e pamundur të ecje në atë pjesë.
Por, Senad Ramaj drejtor ekzekutiv në “Eco – Higjiena” thotë se dikur e kishim mirëmbajtjen e rrugëve, parqeve e fushave gjelbëruese dhe larjen e rrugëve. Kur rrjedhte, shkonim dhe lanim. Tash ato shërbime nuk i kemi ! Prandaj, dy muaj veror përherë janë këto probleme jo vetëm në Gjilan… po në mbarë Kosovën. Edhe disa javë e kalon. Ato rrjedhje nuk janë toksike mirëpo janë irrituese e kundërmuese si në tualet” u shpreh Ramaj./rajonipress/