ARKATANA

Qytetarët akuzojnë Alban Hysenin: E kënaqi Gjilanin e ka shkue në Spanjë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë qytetar të anketuar shprehen të indinjuar me gjestet dhe veprimet e Alban Hysenit. Nuk e kuptojmë pse këto vizita në Spanjë, këto memorandume me Tetovën. Asnjë të mirë nuk përfiton Gjilani nga këto takime, përveçse humbje materiale dhe humbje kohe shprehen qytetarët.

Qytetarët gjilanas janë të revoltuar që kjo komunë me udhëheqësin e saj ende nuk ka nisur asnjë punë serioze apo projekt konkret. Edhe vizitën e tij të fundit qytetarët e shohin si vizitë turistike të Alban Hysenit, sesa ndonjë përfitim konkret për Gjilanin.

“Vërtet nuk e kam të qartë pse një kryetar i një qytetit shumë të moderuar e me nevoja ekstreme për punë e për të ecur përpara humb kohë në një vizitë turistike siç ishte kjo në Spanjë. Kjo vizitë tërësisht humbje kohe, në një situatë shumë të pavolitshme për qytetarët gjilanas, të cilët e kanë votuar ndryshimin, ndërkaq në fakt e kanë votuar dembelinë dhe paditurinë” shprehet Egzoni një student i arkitekturës.

Uji Dea

Musliu një qytetar 45 vjeçar thotë se Alban Hyseni ende asnjë hap konkret ose projekt konkret nuk e ka nisur, mos të flasim që e ka realizuar.”Ne presim punë dhe angazhim konkret për të fituar Gjilani ndonjë donacion ose projekt kapital dhe jo memorandume me Tetovën që mund të jetë ndonjë interes personal i kryetarit po kurrsesi i qytetit” shprehet ky qytetar.

Mitati një qytetar tjetër që thotë se është edhe militant i VV është edhe më ekstrem.”Unë e kam votuar LVV dhe jam sërish me këtë parti, por Alban Hyseni po del ndryshimi më i keq i mundshëm. Lëvize trurin e mendjen oh kryetar e mos bënë hajgare me një qytet i cili ka demokraci të zhvilluar dhe i njeh mirë dobësitë e një udhëheqësi. Mos na shit mend se gjoja po din diçka edhe në rrafshin kombëtar. Leje Albin babën se ai kujdeset për Kosovën e Luginën, e jo halli yt që ke fituar krejt rastësisht” shprehet Mitati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.