Fundamenti

Qytetarë dhe bashkatdhetar kërkojnë që ndonjë institucion arsimor të mbajë emrin e Ismajl Kadriut

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshillimit i kanë parapri shumë shkresa nga qytetarët dhe nga bashkatdhetarët. Para disa dite mbërriti shkresa nga Riza Idrizi, aktivist në Gjenevë të Zvicrës si dhe Agim Sherifi, kryetar i shoqatës Zhegra në Gjenevë të Zvicrës. Në këto shkresa kërkohet që sa më parë të emërohet ndonjë institucion publik në Gjilan apo edhe në rajon me emrin Ismajl Kadriut.

Në këtë këshillim morën pjesë: përfaqësues të partive politike nga Zhegra dhe rajoni, përfaqësues nga institucionet arsimore, përfaqësues nga diaspora, familjarë të Ismajl Kadriut.

Në fjalën hyrëse shkurtimisht u diskutua për jetën dhe veprën e të ndjerit Ismajl Kadriu.

Ismajl Kadriu lindi në Zhegër me 02/02/1934 nga prindërit, babai Malësor i Karadakut-Malësia e Shkupit dhe nëna bija e Heroit Idriz Seferi. Profesor Ismajl Kadriu, në mungesë të shkollës shqipe dhe analfabetizmit mbi 95% të popullsisë u regjistrua në mejtep (shkollë fetare). Vazhdoi shkollën fillore shqipe për herë të parë në Zhegër, gjimnazin në Prizeren, shkollën e mësuesisë në Pejë, dhe fakultetin e albanologjisë në Prishtinë.

Dashurinë për atdheun, kombin, popullin, gjuhën, historinë, traditën, kulturën, vlerat dhe virtytet të trashëguara mijëravjeçare kombëtare shqiptare, i fitoj nga edukata familjare dhe i zgjeroj me ngritjen intelektuale.

Profesor Ismajl Kadriusi fëmijë e më vonë edhe si i rritur ka ushqyer idealet e larta për arritjen e sukseseve në arsim e shkencë, si e vetmja mundësi për tejkalimin e errësirës shekullore dhe krijimin e një vizioni për realizimin e idealeve kombëtare shqiptare siç janë: liria, barazia dhe drejtësia.

Prof.Ismajl Kadriu ishte i vetëdijshëm se arsimi është rreze drite që mundëson afirmimin personal, familjar dhe kombëtar shqiptar. Si arsimdashës në shumë shkolla të rajonit, hedhë farën e arsimimit si mësues, pedagog, arsimtar I pasionuar dhe me rezultatet në punën mësimore në regjion dhe më gjerë, mund të krahasohet me rilindasit e rilindjes kombëtare shqiptare.

Profesor Ismajl Kadriu gjatë jetës dhe deri në vdekjen e hershme, për 35 vjet si mësues, arsimtar, drejtor shkolle….. me punën e tij arriti rezultate me mirënjohje e falënderime. Në punën e tij ishte guximtar dhe i vendosur ndaj te gjitha sfidave destruktive politike antikombëtare shqiptare dhe si I tillë ishte burim frymëzimi në ngritjen arsimore dhe intelektuale e cila sa më shumë kultivohet aq më shumë shtohet, zgjerohet, thellohet, përsoset dhe trashëgohet.

KKVITI

Ismajl Kadriu ishte i vetëdijshëm se arsimi, dituria është arma më e fuqishme për tejkalimin e prapambeturisë, analfabetizmit dhe arritjen e sukseseve në luftën kundër centralizmit, burokratizmit, serbo-rusofilizmit dhe metodave të përdorura me shekuj për shfarosjen e kombit shqiptar, siç janë përdorur metodat përçaj, lufto, sundo, shfrytëzo, shkatërro deri në shfarosje.

I bindur se arsimi, dija krijon bazën për zhvillimin e njohurive shkencore dhe se shkenca mundëson dhe kushtëzon ndryshime në ndërtimin institucional shtetëror bashkëkohorë dhe zhvillim ekonomik-shoqëror. Preferonte që nxënësit të arrijnë suksese të larta në shkencë dhe profesion. Tani nxënësit e tij janë me shumë tituj shkencor e profesional, punonjës në shumë institucione në nivel ndërkombëtar në shtetet e 4 kontinenteve. Prandaj me të drejtë thuhet se Zhegra është vend i luftëtarëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, inxhinierëve, arkitektëve, sportistëve dhe artistëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Prof.Ismajl Kadriu në marrëdhëniet shoqërore dhe institucionale ka pasur vizion të përkryer duke preferuar dhe implementuar komunikimin, mirëkuptimin, solidaritetin, tolerancën, reciprocitetin.

Gjatë gjithë jetës ka luftua nepotizmin, burokratizmin, shovenizmin dhe dukuritë tjera si korrupsioni dhe kontrabanda. I bindur ishte se askush në asnjë bazë, qoftë nacionale, fetare, racore, gjinore, nuk mund të ndërtoj lumturinë e vetë në mjerimin që ia shkakton dikujt tjetër.

Të gjithë të pranishmit në këtë këshillim vlerësuan punën e palodhshme të Ismajl Kadriut. Të gjithë u pajtuan me mendimin se duhet përkujtuar, nderuar dhe shkruajtur për punën e suksesshme të Ismajl Kadriut.

Në veçanti duhet të kujtojmë punën dhe angazhimin për integritet, identitet, dinjitet, krenari me vlera dhe virtyte të larta kombëtare shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit në diskutim përkrahën idenë që një institucion arsimor në Gjilan apo në rajon, meriton të mbajë emrin e profesor Ismajl Kadriut, i cili do të frymëzoj gjeneratat e ardhshme në arritjen e sukseseve në edukim, arsim e shkencë.

Pjesëmarrësit në këshillim i mirëpritën dhe përshëndetën djali dhe vajza e profesor Ismajl Kadriut, Shkelzen Kadriu dhe Shqipe Kadriu./rajonipress/