Qurovic: Të heqim perden e tymit në Luginën e Preshevës të montuar nga kuzhinat e Beogradit
Beograd – “Kur njerëzit revoltohen nga uria , atëherë politikanët thonë shikoni, shikoni atje “talebanët” duan të islamizojë Ballkanin” tha sociologia serbe Aida Qurovic, presidente e një organizate joqeveritare “Urban”.
Drejtoresha e kësaj OJQ nga Novi Pazari, Qurovic e njohur si militante e të drejtave të njeriut, Sanxhakun e ka paraqitur situatën e rrezikshme, sepse “ka kohë, që nga viti 2000 qon pluhur, dhe Sanxhaku sot paraqet njëlloj fushe të kontrolluar të konfliktit”. Madje ajo sot për B92 e quan rajonin si “bure baruti”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
“Kur ne jemi duke u përpjekur në zgjidhjen e problemet e vërteta, pastaj krijohet një perde në formën e tymit në sikur tek shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ashtu edhe tek hungarezët në Vojvodinë dhe myslimanët e Sanxhakut..” ka pohuar Quroviq.“Ne, tashmë jemi qe 20 vjet në një lloj situate të sëmurë. Ne fokusohemi në thelbin dhe ne jemi duke përjetuar një histori të trilluar dhe të montuar nga kuzhinat e Beogradit”, ka shtuar Qurovic.
Ajo beson se Ministri Rasim Ljajiç dhe Sulejman Ugljanini bëjnë atë që munden , por ata janë kryesisht zyrtarë të qeverisë , dhe ata duhet të sillen.
Aida Qurovic për këtë medium serb ka pohuar se shumica e të rinjve nga këto mjedise ende nuk e kanë vizituar Beogradin nga frika se ata në Serbi do të priten me thika..
Qëndrimi i sociologes serbe është që problemet të zgjidhen me dialog dhe kontakte që të njihen të rinj me realitetin. “Rinia duhet të flasin mes vete. Rinia duhet të shkojë në Sanxhak , apo në Preshevë dhe në Vojvodinë dhe anasjelltas duhet të ndodhë” ka shtuar në fund Qurovic .


