UBT

Quni: Dy deputetë të LDK-së janë target i VV-së, u janë ofruar favore në biznese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se dy deputetë të saj janë në fokusin e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në postin e kryeparlamentares, raporton Ekonomia Online.

Pas ndërprerjes së seancës së 22-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i kësaj partie, Anton Quni tha se LDK-ja është në njohuri për bisedat e përfaqësuesve të LVV-së me këta dy deputetë.

“Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë të autoriteteve të Vetëvendosjes. Ne i kemi njohuritë dhe informatave si dhe i kemi bisedat e këtyre dy deputetëve që janë në fokusin e LDK-së. I janë ofruar benefite të ndryshme për bizneset e tyre familjare”, tha Quni.

ARKATANA

“Për të 22-tën herë jemi dëshmitarë të dështimit të partisë Vetëvendosje, e cila nuk po i arrin votat e mjaftueshme për votimin e kryetarit të Kuvendit. Kjo gjendje është treguese se VV-ja nuk i ka votat as për krijimin e qeverisë. Kështu që, kur një parti nuk mund t’i sigurojë votat është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë dhe të kmbëngulet pafundësisht”, tha ai.

Quni tha se “zgjidhja në këto rrethana është dakordimi për një qeverisë gjithëpërfshirëse”.Ai u shpreh se LDK-ja gjithnjë do të insistojë “me racionalitet dhe respekt reciprok” në synimin për krijimin e institucioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.