KKVITI

Qumështi, na bënë mirë apo keq? Ja e vërteta

/ 2 minuta lexim

Qumështi, është i mirë apo i keq? Kjo pyetje, si gjithmonë, endet mes dhjetëra ekspertësh, duke përfshirë shkencëtarët, mjekët dhe dietologët, për pijen e konsumuar nga njerëzit e të gjitha moshave.

Ndërkaq, një studim i fundit i realizuar nga dietologu i njohur ndërkombëtar, Andrea Ghiselli, ka përmes një shpjegimi shkencor, të gjitha ato teza që flasin mbi qumështin dhe derivatet e tij demonizuese.

Ghiselli, themelues i Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Ushqimin dhe Ushqyerjen, thotë për BBC se qumështi është një element thelbësor në dietën tonë të përditshme, pasi ky është një ushqim i pasur me vitamina dhe kalcium, por edhe proteina, sheqer dhe yndyrna, me përqindje të balancuar përkryer.

Uji Dea

Pra sipas tij, ushqimi mbetet një ushqim i pazëvendësueshëm dhe se të gjitha teoritë e dala kundër tij mbi dëmet që mund të shkaktojë, janë të pavërteta.
Madje edhe mbi pretendimet e tretshmërisë së supozuar si të dobët të qumështit nga një i rritur, ai tha se kjo është një teori pa baza shkencore.

Andrea Ghiselli, gjithashtu shkatërron një studim të vitit 1994, të botuar në “Gazetën Amerikane të Epidemiologjisë”, i cili pretendonte se produktet e qumështit përmbajnë proteina të kafshëve dhe se këto rritin acidin në gjak, duke shkaktuar në fund, osteoporozën.