Fundamenti

Qosja: Tropoja më bllokon titullin? I detyroi stalinisti i fundit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pak ditë pasi “GSH” publikoi lajmin se Tropoja i ka bllokuar titullin “Qytetar Nderi”, ka reaguar profesor Rexhep Qosja. Akademiku i njohur ia ‘faturon’ këtë ngjarje kryeministrit Sali Berisha. “E kuptoj dhe e ankoj”, – thotë ai për kryekomunarin e Tropojës, duke vijuar se “është detyruar prej stalinistit të fundit europian ende në pushtet të bëjë çka në të vërtetë s’ka dëshiruar të bëjë!”.

Akademiku, teksa falënderon nismëtarët e vlerësimit të tij, shprehet i bindur se një ditë do t’i kërkojnë falje për anulimin e vendimit të marrë në muajin nëntor.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, profesori i përgjigjet kryeministrit shqiptar, që para dy muajsh e akuzoi se nuk kishte hapur shtëpinë në Vuthaj për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Qosja, nuk lë jashtë vëmendjes as komentet e bëra në adresë të tij e të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, për titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës, duke deklaruar se do të ishte i lumtur nëse vlerësimi do t’i ishte bërë për kritikat ndaj shefit të qeverisë shqiptare, pasi ai gjithmonë e ka konsideruar fatkeqësi ngritjen e Berishës në politikë.

Në intervistën e dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Rexhep Qosja ndan me ne mendimin e tij, mbi çështje të ndryshme të aktualitetit, që nga ngrirja e vendimi që Akademia e Shkencave mori për Kosta Bajrabën, e deri tek deklaratat e fundme të “Agimit të Artë” ndaj shqiptarëve. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.