Qosja: Të gjithë politikanët kanë rënë nga provimi

Në këtë krizë politike pothuajse të gjithë zyrtarët partiak e pushtetarë në Kosovë kanë rënë në provim dhe cili më pak, cili më shumë e cili krejtësisht janë komprometuar politikisht.Kështu thotë akademik Rexhp Qosja.
Në një intervistë për Gazetën Shqiptare Qosja ka thënë se krizën politike e shkakton grupi, tani i quajtur blloku, i përbërë prej Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Jakup Krasniqëit.
“Ata në të vërtetë, para se të mbyllej procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 qershorit, bënë një puç të tipit afrikan…”, ka thënë Qosja.
Ai ka treguar se të drejtën që ta krijojë qeverinë e ka Partia Demokratike e Kosovës, sepse ajo i fitoi zgjedhjet. /Epoka e Re