Hidromorava

Qosja: Lubonja mbështet miqtë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesor Rexhep Qosja i përgjigjet Fatos Lubonjës , pas akuzave që ky i fundit pati bërë për Ramush Haradinajn e udhëheqësit e UÇK-së në tërësi.

“E preceptoj Lubonjën si intelektual modern që si pakkush tjetër bën demitizimin e historisë dhe politikës. Por, në prirjen demitizuese të tij shoh një gabim:mbështetjen, kur më të paktë e kur më të madhe , në gjykimet e të huajve, para së gjithash të disa studiueseve publicistëve evropianë-francezë, gjermanë , grekë, italianë atë tjerë, që në të vërtetë janë miq të hapët a të fshehtë të Serbisë”, shprehet akademiku.

Qosja nënvizon se Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e kjo nuk duhej harruar assesi prej publicistit.

“Me atë rast Fatos Lubonja harroi se Ramush Haradinaj dhe gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë luftë çlirimtare, kanë mbrojtur familjet e veta, token e vet, atdheun e vet-Kosovën, popullin e vet prej një pushtuesi, i cili pas një dhune terrori shumëvjeçar ndaj shqiptarëve , deshi ta pastronte Kosovën prej tyre dhe deshi ta pastronte duke përdorur mjetet shfarosëse që prej institucioneve juridike ndërkombëtare janë shpallur të palejueshme. Domethënë të dënueshme. Siç dihet çlirimtarët mbrojnë qenien e popullit të vet prej pushtuesit, prandaj lufta e tyre nuk është zhvlerësuar dhe nuk është ndëshkuar. Ajo është luftë e drejtë e arsyeshme, e moralshme”,thekson akademiku.

Hidromorava

Lubonja në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mittelungen” e ka cilësuar Haradinajn një vrasës që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.

Se çfarë duhet të bënin ndryshe politikanët në zgjedhjet e fundit në Kosovë, akademiku shprehet:

Nuk është e pranueshme , nuk nënkupton shije e kulturë, fjala vjen, që kryetarja e Kosovës së varfër të vishet nëntë herë më shtrenjtë se kancelarja modeste e Gjermanisë së pasur, Angela Merkel, dhe pesë herë më shtrenjtë se ish-sekretarja shtetërore e SHBA-ve Hilari Klinton”,pohon ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.