Qosja: Kriza nuk kalohet pa shkuar kjo qeveri

Akademik Rexhep Qosja ka deklaruar se protesta e 9 janarit ishte protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare.
Ai ka thënë se kriza politike dhe institucionale e Kosovës nuk do të kalohet pa u larguar qeveria aktuale prej pushtetit.
Qosja ka vlerësuar se në Kosovë janë duke u shkelur parimet dhe vlerat themelore të demokracisë.
“Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë. Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar. Kjo nuk është Kosova së cilës ia kemi kushtuar kush jetën, kush mendjen e kush pasurinë”, ka thënë Qosja për “Epokën e Re”./Indeksonline/