Qosja: Gjykata Speciale me qëllim special!

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se është kundër themelimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se në historinë politike të Evropës për herë të parë po bëhen përpjekje të themelohet një gjykatë e tillë.
“Unë jam me zemër e me mendje kundër themelimit të kësaj Gjykate të quajtur Speciale”, ka thënë Qosja për Epoka e Re, duke shtuar se gjykatat e tilla dinë të shpikin rezultate, për çka ”institucionet e Kosovës është dashur të jenë më këmbëngulëse”.
Qosja ka folur edhe për FARK-un, për të cilin ka thënë se është krijuar me qëllim që UÇK-së të mos i njihet statusi si forcë çlirimtare e Kosovës. /Telegrafi/