ARKATANA

Qosja: Akademikët kosovarë janë antikombëtar – duan standard gegërisht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, deklaron se akademikët kosovarë janë antikombëtarë, pasi duan standard gegërisht.

“Autori i 55 pyetjeve tregon qartë se sa pak, se sa aspak dëshiron bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Grupi i akademikëve inferiorë që predikonin ku belbëzueshëm e kur zhurmshëm krijimin e kombit kosovar dhe të gjuhës së tij standarde gegërishte”, shprehet akademiku në GSH.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të bënte mirë që t’i propozonte Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që të krijohet një këshill i përbashkët i dy akademive tona, i cili do të merrej si me hartimin e programit të veprimtarisë kërkimore shkencore dhe profesionale njëvjeçare të akademive, ashtu edhe me hartimin e programit shumëvjeçar dhe të merret me hartimin e këtyre programeve për dy arsye kryesore: e para që të caktohen me program prioritetet kërkimore shkencore dhe profesionale të të dy akademive dhe, e dyta, që të mos përsëriten të njëjtat punë kërkimore shkencore dhe profesionale në Shqipëri e në Kosovë”.

GRANDEMALL

Në gjykimin e akademikut Qosja, akademikët shqiptarë nuk tregojnë aspak superioritet ndaj atyre kosovarë.

“Jo. Intelektualët dhe politikanët e Shqipërisë, qoftë edhe Sali Berisha i hallakatur, kudo e kurdo tregojnë mirësjellje dhe modesti të theksuar ndaj nesh, shqiptarëve të Kosovës, që është virtyti gjithnjë i dukshëm i kulturës së tyre dhe i bashkëbisedimit të tyre me të tjerë – shqiptarë a jo shqiptarë. Unë mund të them se prej tyre, sidomos prej baballarëve të historisë dhe të kulturës shqiptare, kam mësuar shumë edhe si drejtor i Institutit Albanologjik, edhe si studiues shkencor a krijues letrar. Dhe për këtë u jam mirënjohës përjetë. Ata, të gjithë, qoftë studiues, qoftë shkrimtarë, qoftë krijues të tjerë, qoftë politikanë, qoftë publicistë, qoftë gazetarë janë vetje me kulturë të gjithanshme, me dije enciklopedike, me qytetari përshtypjebërëse, me dhunti të jashtëzakonshme shkrimi e gojëtarie”, deklaron akademiku Qosja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.