ARKATANA

Qosiqët në Beograd dhe në Prishtinë bëhen bashkë më revolucionarët bolshevik në Shqipëri, kundër Kosovës.!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Gani Sadiku – Pse flitet kaq me lehtësi për ndarjen e Kosovës (apo shkëmbim territoresh), dhe nga kush flitet.?

Zërat e mekur e të lodhur nga akademia apo nga instituti albanologjik në Prishtinë, siç është Rexhep Qosi, një angërduf plak, të cilin e vrau koha, dhe i cili gjithmonë ka qenë në rrugën e mbrapsht, me ide të mykura nihiliste, si një pinjoll kriptoshqiptar. Këto ide janë të Dibrica Qosiqit, paraprijësit ideologjik të Rexhep Qosit, një popullisti të mjerë oportun.

Por neve nuk na habit fakti se këta zëra shtohen dhe përkrahen nga Shqipëria, nga njerëzit që janë ende kultivues dhe ëndërrimtarë të ideve revolucionare.
Shihet kjartë se edhe në Shqipëri ka të atillë të cilëve u konvenon ndarja dhe copëtimi i Kosovës, që pjesët e mbetura t’i bashkohen asaj, dhe qytetarët Kosovës të mbetur pa identitet të vetin dhe pa dinjitet, nesër t’u nënshtrohen diktateve të saj.

Nuk është edhe krejt pa sherr kjo puna e ndarjes, dhe se Qosiqët në Beligrad e Prishtinë, po i ngacmojnë revolucionarët socialist me ide bolshevike në Tiranë, për të përfituar nga aneksimet e territorit të vendit tonë.

Kjo ide do të ishte e “mirë” sikur ne të ishim shtet, i pranuar nga Serbia, dhe e cila nuk do të kishte pretendime territoriale ndaj nesh si shtet. Por në këtë kohë kur Serbia është shumë agresive ndaj nesh, dhe kur Rusia me çdo kusht donë ta destabilizojë Ballkanin, Serbia nuk do ta jap as edhe një pëllëmbë të vetme të territorit të saj për këmbim, nga se ajo nuk do t’ia mbyllë vetes korridorin e 10, që shpije në drejtim të Shkupit e Selanikut.

Fundamenti

Qosiqi dhe instituti Albanologjik, në vend se t’u prijnë proceseve, dhe të dalin me ide kreative, për ta orientuar popullin, siç bëri Ibrahim Rugova dhe ky Institut në 1989, së bashku me ajkën intelektuale të ASHAK, në Prishtinë, ai del me ide nihiliste për falje territoresh Serbisë, ndërsa Instituti Albanologjik, të cilin e kanë uzurpuar “dijetarët” “fetarë” e “haxhinjë”, po flenë dhe po bënë sehirë karshi ndodhive në vend. Ai i cili sot propozon ide të kobshme, siç po bënë Qosiqi i Kosovës, kur rendi botërorë duket se do të pësojë ndryshime të mëdha, dhe kur boshti Pan-Sllav me seli në Moskë, shpërfaqë agresivitetin e tij kudo në Ballkan Europë dhe në Botë, s’quhet ndryshe, pos serbofil.

Kush do na mbrojë neve nga Serbia, dhe pse duhet ajo me dhënë Luginën e Preshevës, kur dihet se ajo sot e kontrollon Veriun përmes strukturave të saj paralele.?

A s’na dha mend neve shqiptarëve, Brexit-i, fitorja e Donald Trump, rreziku nga fitorja e Marin Le Pen (një pro Ruse) në Francë, e forcave nacionaliste në Itali këtë vit.?

A po mendon Qosiqi dhe Qosiqët tjerë se Serbia nuk i dinë dhe nuk i përcjell politikat ndërkombëtare. Vendi ynë është i rrezikuar nga Serbia po aq sa është i rrezikuar nga Fundametalizmi Islamik, që me shpejtësi po rritet duke u përkrahur nga klerikët dhe politikanët servilë e matrapazë. Ekstremistët Islamik në të ardhmen a afërt, do të luftojë në krah të Serbisë, për ta mposhtur historinë të kaluarën dhe kulturën tonë.

Ajo do të dijë t`i përdorë edhe si armë të mirë kundër nesh, në kancelaritë perëndimore për t’i paraqitur shqiptarët si fundamentalistë e terroristë..