Hidromorava

QKUK publikon listën e barnave vdekjeprurëse!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur emrat e barnave të produkteve të kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm që ndodhen në këtë klinikë, një ditë pasi një institut amerikan përi të ditur se bimët farmaceutike të kësaj kompanie përmbajnë bakterje të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

“QKUK njofton opinionin publik se bazuar në furnizimin e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figurojnë prodhime të kompanisë ‘Hemofarm’ dhe nuk ka nevojë të krijohen shqetësime dhe panik në mesin e pacientëve që trajtohen në QKUK”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Por, më pastaj thuhet po ashtu se bazuar në Memorandumin që ka me Doganat e Kosovës dhe me AKPM, e që parasheh që barnat e konfiskuara të dorëzohen në QKUK në formë të donacionit. Në këto produkte që QKUK ka në dispozicion nga Hemofarm thuhet se përfshihen barnat si vijon:

Propafen 150 mg tableta;
Hidroklortiazid Amilorid 50 mg tableta;
Sinelip Gemfibrozil 450 mg tableta;
Redrirork ( dehidroergotoksinë) 1.5 mg tableta;
Diklofen retard 100 mg tableta;

Eco Higjiena

“Këta artikuj janë përdorur që nga momenti i fillimit të zbatimit të Memorandumit dhe nga ana e mjekëve nuk janë vërejtur efekte anësore gjatë përdorimit tek pacientët”, thuhet në fund të komunikatës.

Bazuar në disa analiza që i ka bërë agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, është zbuluar se bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, kanë baktere të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

Autoritetet nga fusha e shëndetësisë kanë thënë se nuk duhet krijuar panik në lidhje me këto barna, pasi që ato nuk importohen në Kosovë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Por, të njëjtit e kanë konfirmuar se nëpër barnatore ka ende barna të Hemofarm-it, ndërkaq nuk kanë paralajmëruar masa për tërheqjen apo konfiskimin e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.