Uji Dea

QKMF-Viti përfiton donacion prej rreth 50 mijë eurosh në pajisje mjekësore nga AQH

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti ka përfituar një donacion në pajisje mjekësore dhe teknike në vlerë prej rreth 50 mijë eurosh, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Vitisë, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), QKMF-së dhe AQH-së.

Donacioni përfshin pajisje të destinuara për shërbimin e urgjencës primare dhe laboratorin, të cilat do të përdoren në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran, si dhe një lavatriçe industriale për shërbimin e lavanderisë.

Në mesin e pajisjeve të dhuruara janë defibrilatorë, aparate EKG, otoskopë, pajisje për nxjerrjen e trupave të huaj, centrifuga laboratorike, aparate për matjen e HbA1c dhe CRP-së, frigoriferë për laborator dhe barnatore, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Fundamenti

Sipas QKMF-së, pajisjet e reja do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe të urgjencës, duke ndikuar në rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Vitisë.

Përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore kanë falënderuar AQH-në për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të partnerëve në avancimin e kujdesit shëndetësor parësor.

Nga QKMF-Viti është shprehur gatishmëria që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenies së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.