RP

QKMF-ja në Viti përfiton autoambulancë të re nga Ministria e Shëndetësisë, Vjollca Kadolli shpreh mirënjohje për mbështetjen

QKMF-ja në Viti përfiton autoambulancë të re nga Ministria e Shëndetësisë, Vjollca Kadolli shpreh mirënjohje për mbështetjen

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti ka përfituar një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të transportit mjekësor dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi Vjollca Kadolli, e cila ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e saj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit Arben Vitia dhe të gjithë akterëve të përfshirë, për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës së institucionit për sigurimin e kësaj autoambulance.

Sipas Kadollit, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për QKMF-në në Viti, pasi pritet të ndikojë në rritjen e kapaciteteve operative, lehtësimin e transportit të pacientëve dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore shëndetësore.

UBT KOSOVE

Ajo ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin institucional dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu përgjigjur nevojave të institucioneve shëndetësore.

Përfitimi i kësaj autoambulance paraqet një mbështetje për shërbimin emergjent dhe kujdesin parësor shëndetësor në Viti, ndërsa rëndësia e saj pritet të reflektohet veçanërisht në përmirësimin e mundësive për transportin dhe trajtimin me kohë të pacientëve që kanë nevojë për asistencë mjekësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.