FITORJA

Qeveritarët mashtrojnë me investime të huaja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kriza politike dhe ambienti i përshtatshëm për të bërë biznes.

Mulaj: Qeveria nuk ka nevojë të bëjë propagandë në opinion

“Pasojat e kësaj klime politike, që po mbretëron në vendin tonë dhe ngërçi politik i krijuar nga sundimi tiran i Isës dhe Hashimit, si dhe burgosja e opozitës, kanë bërë që në aspektin ekonomik gjatë vitit 2015 edhe investimet e huaja të jenë të këqija dhe vështirë se do të mbahet mend diçka për të mirë”, shprehet deputeti Enver Hoti

Mungesa e stabilitetit ekonomik dhe politik, protestat dhe demonstratat e shumta dhe barrikadimi i koalicionit aktual për të mos gjetur një zgjidhje për tejkalim të krizës po i mban peng investimet e huaja në Kosovë.

FIDANISHTJA

As më 2015, Qeveria e Kosovës nuk arriti që të krijojë një ambient të përshtatshëm për investimeve të huaja dhe për më tepër deklaratat qeveritare se kishte rritje të investimeve nuk ishin gjë tjetër pos një mashtrim. Sipas BQK-së, gjatë vitit 2015 kishte rritje të investimeve të huaja.

Sipas të dhënave të fundit të BQK-së, sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve të tjera biznesore, sektori i shërbimeve financiare, sektori i ndërtimit, transporti dhe komunikimi, e të tjera. Sipas BQK-së, që kontrollohet nga pushteti, mësohet se janë 428 kompani të huaja që janë regjistruar gjatë vitit 2015 dhe në të njëjtën kohë mësohet se janë mbyllur 35 biznese të huaja, ose 4 më pak se sa janë mbyllur në vitin 2014.

Vjollca Dibra, këshilltare politike e ministres së MTI-së, thotë se nuk ka fije dyshimi se klima e tanishme politike do të ketë efekte në investimet e huaja direkte dhe pasojat pritet që të jenë negative. Dibra sqaroi se në lidhje me investimet e huaja direkte në Kosovë për periudhën janartetor 2015, kanë arritur vlerën në 300 milionë euro./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.