RCCOLA

Qeverisje e korruptuar nëpër komuna

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Keqmenaxhimi në nivelin lokal dhe mosrespektimi i praktikave të prokurimit publik kanë çuar deri tek qeverisja e korruptuar dhe joefikase në shumicën e komunave të vendit.

Këto janë gjetjet, të cilat i ka bërë publike Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë monitorimit të periudhës njëvjeçare në të gjitha komunat.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive.

Sipas saj, në gjetjet e këtij raporti vihet në pah se kryetarët e komunave të Prizrenit , Mitrovicës dhe Gjilanit prijnë për keqpërdorim të parave publike, të cilët i kanë shfrytëzuar ato për organizime të ndryshme për militantët e partisë, raporton Koha.net.

Hidromorava

Sipas gjetjeve të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, shumica e komunave janë sfiduar nga dukuritë e aferave korruptive, megjithatë, komunat, të cilat kanë buxhetin më të madh prijnë për këtë dukuri.

Gjatë monitorimit, ky grup ka vërejtur edhe parregullsi në tenderët e shpallur, në të cilët ka pasur diskriminim dhe keqpërdorim. /Telegrafi/