FIDANISHTJA

Qeverisje e dobët e Shpend Ahmetit në kryeqytet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Komuna e Prishtinës dështoi ta realizojë buxhetin për vitin që po e lëmë pas. Është shpenzuar vetëm 51 për qind e buxhetit komunal.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, lavdërohet se ka përmbyllur një vit të suksesshëm dhe pa skandale, kurse opozita ia numëron një varg dështimesh

Në përfundim të këtij viti kalendarik 2015, po mbushen dy vjet të qeverisjes në krye të Prishtinës të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Tani kur kjo qeverisje e kryetarit të Komunës Shpend Ahmetit, po futet në vitin e tretë, opozita dhe shoqëria civile, që mbikëqyrin me llupë punën e kreut të Prishtinës, e vlerëson si qeverisje të dobët me kryeqytetin.

Subjektet politike në opozitë kanë numëruar një varg dështimesh të kryetarit Shpend Ahmeti, sidomos në këtë vitin e fundit, e që ndërlidhen me bazën kryesore të dështimit , që është menaxhimi i buxhetit të Komunës.

UBT

Sipas përfaqësuesve të dy grupeve më të mëdha politike opozitare në Komunën e Prishtinës, PDK dhe LDK, Ahmeti nuk ka mundur të shpenzojë as buxhetin për investime kapitale, e as të hyrat vetjake. Nga këto dy linja kryesore, Shpendit i kanë tepruar në fund të vitit kalendarik 2015 hiç më pak se 40 milionë euro.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë prezantimit të punës dyvjeçare ka thënë se për këtë kohë janë arritur shumë suksese. Bile, ai gjatë prezantimit ka numëruar edhe në detaje projektet që, sipas tij, janë realizuar.

Mirëpo, kryekomunari i Prishtinës nuk ka folur fare për asnjë dështim që po konsiderohet nga opozita, si dështimet më të mëdha në pesë vjetët e fundit. “Nga rreth 24 milionë dhe me projektet e bartura nga viti 2014 dhe 2013, ka mbërri në rreth 39-40 milionë për investime kapitale. Nga këto mjete udhëheqësia e Prishtinës ka shpenzuar me plot parregullsi deri në nëntëmujor vetëm rreth 5 milionë, ndërkaq deri në këto ditë rreth 9 milionë”, ka thënë asamblisti Flamur Shala nga radhët e LDK-së.

Ai ka pohuar se të hyrat vetjake sipas planifikimit janë 27 milionë euro, e prej tyre të realizuara vetëm rreth 13 milionë gjatë nëntë muajve, e deri tani rreth 16 milionë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.