Eko Higjiena

Qeverisja “pa krahë” e Shpendit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të pakënaqurit e “Vetëvendosjes” së shpejti do ta zyrtarizojnë “shkurorëzimin” me partinë më të madhe në vend aktualisht. Largimi i Shpend Ahmetit i ka dhënë “krah” formimit të partisë së re politike. Megjithatë, vlerësohet se i pari i Prishtinës do të ballafaqohet me një qeverisje të vështirë pasi opozitë do ta ketë edhe ish-partinë e tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Largimi i kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit nga lëvizja “Vetëvendosje” i ka dhënë krah grupit të të pakënaqurve të këtij subjekti politik, të cilët së shpejti do ta formojnë grupin e ri parlamentar e më pas edhe partinë e re politike.

Grupi parlamentar i të pakënaqurve do t’i ketë mbi 10 deputetë, ndërkohë që lëvizja “Vetëvendosje” do të mbetet me rreth 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nga 32 sa i ka aktualisht. “Vetëvendosja” ia ka bërë të qartë Shpend Ahmetit se kjo parti do të jetë opozitë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

United Hospital

Kështu, Ahmeti do ta ketë të vështirë qeverisjen e kryeqytetit sikurse në mandatin e kaluar për shkak se nuk do ta ketë shumicën në Kuvendin Komunal.

Burime të gazetës “Zëri” brenda grupit të të pakënaqurve kanë bërë të ditur se së shpejti do të formohet grupi i ri parlamentar e më pas edhe subjekti i ri politik.

“Formimi i subjektit të ri është i paevitueshëm, sigurisht se do të kemi edhe grup të veçantë parlamentar. Pas largimit të Shpendit presim të takohemi dhe të vendosim. Deri më tani nuk është se kemi pasur ndonjë angazhim në këtë drejtim”, ka thënë ky burim për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.