Hidromorava

Qeverisja e PDK-së pozitive për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Udhëheqja e pushtetit nga Partia Demokratike e Kosovës, në shumë sektorë të qeverisjes ka treguar suksese dhe rezultate, duke qenë treguese se kjo qeverisje, në vazhdimësi ka sjellur zhvillime pozitive në Komunë ka thënë Izmi Zeka kryetar i PDK-së.

Në takimin që ka pasur të shtunën Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, me kryetarët e nëndegëve është njoftuar për përgatitjen që po bënë PDK në nivel qendror për zgjedhjet e brendshme dhe përgatitjen e rregullores për mbarëvajtjen e zgjedhjeve brenda PDK-së.

Nga kryetarët e nëndegëve u diskutua dhe u vlerësua puna e pushtetit në Gjilan, për të cilin konsideruan se Partia Demokratike e Kosovës po tregon vlera të larta të demokracisë dhe udhëheqjes.

“Udhëheqja e pushtetit nga Partia Demokratike e Kosovës, në shumë sektorë të qeverisjes ka treguar suksese dhe rezultate, duke qenë treguese se kjo qeverisje, në vazhdimësi ka sjellur zhvillime pozitive në Komunë” ka thënë Izmi Zeka kryetar i PDK-së.

Uji Dea

Zeka ka thënë se PDK ka kuptuar dhe ka punuar drejtë në organizim dhe funksionim të mirë dhe të drejtë të pushtetit për të ndërtuar një komunë të zhvilluar dhe me standarde ashtu siç meritojnë qytetarët e komunës së Gjilanit, duke marrë parasysh tërë angazhimin institucional, zhvillimin dhe të arriturat në shumë fusha në Komunën e Gjilanit.

Kryetarët e nëndegëve për gjendjen në arsimin gjilanas janë njoftuar nga drejtori Bujar Nevzati, i cili prezantoi rezultatet e këtij fillimviti në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit.

Ndërsa sa i përket dënimit të 11 shqiptarëve nga Gjykata e Serbisë, nga ky takim doli reagimi, duke shprehur indinjatën e thellë për dënimin nga Gjykata Supreme e Serbisë për 11 shqiptarët të quajtur si “Grupi i Gjilanit” me 116 vjet burg për kinse krime kundër njerëzimit, të cilin dega e PDK-së në Gjilan e vlerëson si vendim të pa drejtë dhe diskriminues ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta ka konstatuar PDK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.