KKGJILAN

Qeveria udhëzon AKP-në ta shkelë ligjin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ekzekutivi i vendit ka lëvizur, pasi AKP-ja ka refuzuar të përmbushë pretendimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut për t’ua kompensuar atyre një shumë prej mbi 25 milionë eurosh.

Qeveria ka udhëzuar AKP-në që kompensimin ta bëjë nga fondet tepricë, të cilat, sipas ligjit, mund të derdhen vetëm në buxhetin e shtetit dhe “të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Eco Higjiena

Në AKP kanë thënë se nuk do ta zbatojnë këtë vendim të jashtëligjshëm. E një burim ndërkombëtar ka thënë se, nëse ndodh e kundërta, do të ketë implikime penale për kryeministrin.