GRANDEMALL

Qeveria tallet me dëmet e luftës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Premtimeve të vonuara të pushtetit nuk u beson askush. Serbia ka shkaktuar miliarda euro dëme dhe nuk pagoi asnjë cent

Ekspertë të fushës ligjore dhe deputetë të Kuvendit vlerësojnë se lidershipi aktual dështoi në adresimin me sukses dhe me seriozitet të çështjes së dëmeve të luftës

Qeveria e Kosovës është rikujtuar më në fund që në dialogun me Serbinë të futet temë parësore edhe çështja e dëmeve të luftës. Sipas kryeministrit Isa Mustafa dhe ministres për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, kjo çështje mund të bëhet temë me prioritet e fazës së re të dialogut më Serbinë në Bruksel, pasi të jetë krijuar qeveria e re e Serbisë, pas zgjedhjeve të këtij viti.

GRANDEMALL

Deputetë të subjekteve politike, në pozitë dhe opozitë, analistë dhe ekspertë, konsiderojnë se institucionet e Kosovës, veçmas pas shpalljes së pavarësisë, janë të vonuara dhe e kanë dëmtuar shumë çështjen e dëmeve të luftës në bisedimet me Serbinë.

Ndërkohë dyshohet edhe për një interferim të politikës në gjyqësorin e vendit, në mënyrë që të mos gjykohen drejt paditë individuale që janë adresuar në gjykatat tona nga palët e dëmtuara nga lufta, duke u nisur nga të dhënat se deri tani shumica e rasteve të padive në gjykatat tona janë hedhur të palejuara. Ekziston një dyshim, ndonëse i pa konfirmuar zyrtarisht, se KGJK-ja u kishte dhënë në të kaluarën urdhër në formë të “këshillës vepruese” gjyqtarëve, që të gjitha paditë kundër Serbisë nëpër gjykatat e Kosovës, “Të hedhen poshtë si të palejuara”! Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se kjo vonesë kaq e madhe është bërë për shkak të dështimit të institucioneve në krijimin e politikave të mirëfillta shtetërore dhe duke lëshuar rrugë vetëm për interesat e Serbisë.

Sipas tij, deri në këtë legjislaturë të tanishme, barra e përgjegjësisë i adresohet ish-kryeministrit Hashim Thaçi për neglizhencë të kësaj teme. “Kosova që nga koha e shpalljes së pavarësisë asnjëherë nuk shtroi për bisedime asnjë interes të vetëm të Kosovës, siç janë dëmet e luftës, dënimi i masakrave të kryera nga Serbia, të pagjeturit, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pra, asnjë çështje të vetme, e cila do të ishte në interes të Kosovës nuk e ka shtruar në këto bisedime. Të gjitha çështjet janë shtruar kanë qenë për interesa të Serbisë. Edhe marrëveshjet e nënshkruara të gjitha kanë qenë për interesa të Serbisë dhe në dëm të interesave shtetërore të Kosovës”, tha deputeti Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.