ARKATANA

Qeveria ta zbardhë fatin e 1668 të pagjeturve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës duhet t’i vërë kusht Serbisë që të hapen arkivat e policisë dhe ushtrisë serbe për t’u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pastaj të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd. Kjo kërkesë i është adresuar Qeverisë nga familjarët e të pagjeturve, por edhe anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të cilët kanë pranuar se janë “dorëzuar” përballë shtetit serb që po tregon mosgatishmëri për të kryer gërmimet në lokacionet e dyshuara për varreza masive në Serbi.

Protesta të panumërta janë organizuar gjatë tërë këtij viti në Kosovë për të pagjeturit. Por, vetëm 58 mbetje mortore të gjetura në Serbi janë rivarrosur sivjet në Kosovë, përderisa sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të rrëmbyer e të zhdukur nga forcat serbe (1998/99) janë edhe 1668 kosovarë. Serbia edhe këtë vit, sipas përfaqësuesve të këtij Komisioni ka vepruar njësoj, duke zvarritur gërmimet në zonat ku ky Komision kishte informacione se ka varreza masive në këtë shtet.

FIDANISHTJA

Ndërsa, sipas familjarëve, është Qeveria e Kosovës ajo që bashkë me bashkësinë evropiane nuk janë angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

Nysrete Kumnova nga organizata “Thirrjet e nënave”, thotë se për të pagjeturit nuk janë interesuar as institucionet e Kosovës dhe as ato ndërkombëtare. “16 vjet pas përfundimit të luftës, në vend se të rritej presioni ndaj Serbisë, ne ende kemi mbi 1600 të pagjetur dhe pse dihet adresa se ku janë – Serbia. Shteti serb ka shënime me emër dhe mbiemër se ku i bartën këta njerëzit tanë, se ku i kanë dërguar apo në cilat varreza janë”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.