GRANDEMALL

Qeveria së shpejti edhe me dy zv/kryeministra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kabineti i Qeverisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa, po zvogëlohet dita ditës, ashtu edhe siç ishte premtuar. Ndonëse Ministria e Integrimeve dhe ajo e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor kanë mbetur pa shefa, janë edhe postet e zv/kryeministrit të cilat kanë mbetur të ‘boshatisura’.

Ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi i cili me të marrë postin e presidentit të Republikës u largua nga të gjitha funksionet qeveritare, duke përfshirë këtu edhe ‘karrigen’ e zv/kryeministrit të parë. Njëjtë veproi edhe Kujtim Shala.

Ai tani përgjegjësin e ka kthyer vetëm në dikasterin të cilin e drejton, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa aktualisht në kabinetin Mustafa janë vetëm dy zv/kryeministra: Branimir Stojanoviq nga Lista Serbe si dhe Hajredin Kuqi, i cili deri para pak kohësh drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Fundamenti

Përfaqësues të Qeverisë kanë paralajmëruar se së shpejti pritet të jenë emrat e rinj për këto dy vende.

Faton Abdullahu, këshilltar për media i Mustafës, ka thënë për “Indeksonline” se nuk ka vendim zyrtar, mirëpo i njëjti do të merret së shpejti.

“Patjeter që po, por ende nuk ka zyrtare asgjë ne ketë drejtim”, ka thënë shkurt ai.
Ndryshe, kabineti qeveritar përbëhet nga 21 ministri, përfshirë këtu dy ministra pa portofol dhe rreth 50 zëvendës ministra. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.