Eko Higjiena

Qeveria rrezikon paratë e pensioneve

/ 2 minuta lexim

Në njoftimin e fundit që ka marrë nga Trusti, B. A. thotë se i ishin mbledhur afro 8 mijë euro kontribute. Deri në moshën e pensionit shpreson t’i bëjë diku rreth 60 mijë euro, nëse gjithçka shkon mirë me punën e tij dhe me investimet e fondit pensional. Puna prej kamerieri thotë se nuk është shumë e sigurt. Por, kjo nuk e shqetëson shumë këtë qytetarë, sa po frikohet që edhe ato pak para të pensionit të tij mund t’ia marrë shteti.

“Kështu kam dëgjuar. Qeveria don me jau dhanë paret e trustit bizneseve”, thotë ai, duke mos dashur t’i përmendet emri i plotë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e kaluar ka bërë të ditur se do të marrë së shpejti vendimin për themelimin e Fondit të Punësimit, i cili do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme dhe që do të riatdhesohen.

Uji Dea

Ky fond sipas të parit të ekzekutivit do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Këto mjete është thënë se do të vihen në dispozicion, për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, duke u dhënë përparësi atyre që hapin më shumë vende të reja të punës…(Tribuna).