United Hospital

Qeveria po vazhdon t’i prishë raportet me BE-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kohëve të fundit është parë një ashpërsim i gjuhës së komunikimit mes qeverisë “Haradinaj” dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Analistët politikë në vend kanë vlerësuar se marrëdhëniet mes dy palëve janë ftohur dhe se në këtë drejtim qeveria “Haradinaj” nuk është duke bërë asgjë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Po vazhdon edhe më tej komunikimi i ashpër mes qeverisë “Haradinaj” dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Vënia e taksës ndaj produkteve serbe po vazhdon të ngjallë edhe më tej debate mes të dyja palëve. Së fundmi ndaj Bashkimit Evropian ka reaguar edhe koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në qeverinë “Haradinaj”, Besnik Tahiri.

HW

Derisa zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, tashmë disa herë i ka bërë thirrje Qeverisë që ta pezullojë taksën ndaj produkteve serbe, Tahiri ka thënë se kjo e fundit më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovën e Marko Gjuriqit sesa e vendeve anëtare të BE-së.

“Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovën e Marko Gjuriqit sesa e vendeve anëtare të BE-së. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në medie janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut. Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni ne kemi plot”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social “Facebook”. Për ashpërsimin e gjuhës së komunikimit ndaj BE-së tashmë është vlerësuar se qeveria “Haradinaj” nuk po merr asnjë veprim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.