Fundamenti

Qeveria po merr “hua” për t’i shlyer borxhet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Qeveria e ka tejkaluar planin për hyrje në borxhe të brendshme nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë ani pse niveli i borxhit ishte i rregulluar me Ligjin e buxhetit të aprovuar në Kuvend.

Sipas planit të paraqitur në buxhetin vjetor, Ministria e Financave obligohej që të kryente shërbimet për Qeverinë për marrje hua nga sektori privat i brendshëm 74 milionë euro nëpërmjet letrave me vlerë. Por, nga nëntë ankande të letrave me vlerë të zhvilluara deri në gjysmën e muajit gusht, kjo ministri ka përfituar rreth 99 milionë euro të hyra, apo 25 milionë më tepër sesa plani buxhetor, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Sipas gazetës, të njëjtat borxhe, sipas dokumentacioneve mbi shpalljen e rezultateve, Qeveria obligohet t’ua kthejë blerësve të aksioneve të “TRUST”-it me normë vjetore të interesit nga 2 deri në rreth 5 për qind.

Për tejkalimin e pragut për borxhin e brendshëm Ministria nuk i ka ndryshuar planet as në rishikimin e buxhetit të realizuar në muajin qershor. Sipas këtij dokumenti të aprovuar në Kuvend dhe që ka fuqinë e Ligjit, borxhi i brendshëm vjetor nuk llogaritej të kalonte mbi 74 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.