Fundamenti

Qeveria po e neglizhon regjistrimin e dëmeve të luftës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçija konsideron se Qeveria e Kosovës nuk po tregon vullnet që çështjen e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga regjimi serb ta hedhë në tavolinën e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel. E për më tepër, sipas saj, Qeveria nuk po tregon gatishmëri as për regjistrimin e dëmeve të luftës.

“Po frikësohem që Serbia do të dalë ajo e cila do të jetë me e dëmtuara për arsye se do të këtë shumë më tepër shënime, shumë më tepër të dhëna, sesa Kosova në të cilën është zhvilluar lufta”, ka thënë Sahatçija.

Uji Dea

Në një intervistë për “Tribunën”, ajo deklaruar se pozicionimi i LDK-së karshi dialogut ka bërë që edhe presioni ndërkombëtar të jetë me i zbehtë ndaj palës kosovare. Ajo ka thënë se LDK-ja nëpërmjet Kuvendit do të jetë rojtar i bisedimeve duke insistuar që marrëveshjet e arritura mes palëve në Bruksel, të ratifikohen në Kuvend të Kosovës.(tribuna)