Mobi Casa

Qeveria përjashton mundësinë e referendumit për marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për tërheqje nga marrëveshjet e fundit duke përjashtuar edhe mundësinë e referendumit. Me gjithë tensionet e ngritura dhe paralajmërimin e opozitës për ashpërsimin e masave të bllokadës deri në protesta mbarëpopullore, as Kryesia e Kuvendit nuk do të zmbrapset nga thirrja e seancave plenare.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë për “Kohën Ditore” se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi janë obligime ligjore. Ai ka përjashtuar çdo mundësi që ato marrëveshje të jenë subjekt referendumi, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

“Pra, nuk janë subjekt referendumi edhe sikur ky të parashihej me ligj. Sidoqoftë këto janë obligime të trashëguara dhe kjo do të thotë që ato janë votuar edhe nga opozita e atëhershme dhe e sotmja. Pra, nëse atëherë nuk kanë qenë subjekt referendumi pse duhet të jenë tani”, ka thënë Abrashi. Ai ka theksuar se opozita po keqpërdor idenë e referendumit kur ai nuk është i paraparë me ligj vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Nga opozita e “atëhershme”, vetëm lëvizja “Vetëvendosje” kishte kundërshtuar marrëveshjet e Brukselit.

http://koha.net/?id=27&l=81415

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.