Eko Higjiena

Haradinaj pas seancës akuza Kurtit për bllokadë, Limajn e quan mashë të tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me bllokadën e krijuar në kuvend, duke thënë se ‘‘politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit’’, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se seanca konstituive është pezulluar në mënyrë arbitrare.

“Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet’’, është shprehur ai.

Tutje, i pari i AAK-së i ka kërkuar Kurtit që të dorëhiqet sepse s’mund t’i mbajë dy pozita dhe se, nëse nuk mund ta krijojë qeverinë të lëshojë rrugë.

“Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen’’, ka shkruar ai.,

Postimi:

Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Uji Dea

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.