Uji Dea

Qeveria nuk i pranon dorëheqjet e kryetarëve veriorë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga koha kur katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe dhanë dorëheqje, Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka dhënë ndonjë vlerësim ligjor për këto dorëheqje, kurse Qeveria i vlerëson të papranueshme dorëheqjet e kryetarëve serbë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Më 27 nëntor të vitit që lamë pas katër kryetarët e komunave veriore kanë ofruar dorëheqjet nga këto poste në shenjë proteste kundër vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia.

UBT

Ndërkohë tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për shqyrtimin e këtyre dorëheqjeve, por Zyra Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk ka dalë me vendim nëse duhet të pranohen këto dorëheqje ose jo, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht mungesës së vendimit nga MAPL-ja, Qeveria e Kosovës vlerëson se dorëheqjet nuk mund të pranohen pasi në dorëheqje kryetarët serbë të këtyre komunave i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.