Eko Higjiena

Qeveria në largim merr vendime të mëdha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, të premten i ka mbledhur anëtarët e kabinetit qeveritar për të marrë vendim për themelimin e komisionit ndërqeveritar i cili do t’i kryejë analizat përkatëse për themelimin e Fondit për Punësim dhe Zhvillim. Aty është vendosur që Komisioni t’i ketë nëntë anëtarë, tetë prej të cilëve nga ministritë, ndërsa një nga Banka Qendrore.

Ndërkohë, është lënë e hapur mundësia që në këtë komision të mund të ftohen edhe përfaqësues tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga sektori i Biznesit të cilit mund t’i kontribuojnë zhvillimit të fondit. Ndonëse, qeveritë në largim, në parim nuk marrin vendime që kanë ndikim të madh financiar, këtë gjë nuk e ka marrë parasysh Thaçi.

ARKATANA

Nga Zyra e kryeministrit është thënë se vendimi është marr në bazë të fushave të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Mirëpo ndryshe ka vlerësuar LDK-ja. Kjo parti ka thënë se qeveria në largim nuk ka asnjë bazë ligjore për të marrë vendime të tilla. “Këto vendime mund të procedohen vetëm nga një qeveri legjitime, me mandat kushtetues dhe përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa, vendimet e tilla mund ta marrin formën e prerë pas votimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka sqaruar LDK-ja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.