ARKATANA

Qeveria ‘Mustafa’ i ka ditët e numëruara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pulsi Publik i UNDP-së, sinjal alarmi për koalicionin. Përqindja më e vogël e besimit te liderët aktualë që prej vitit 2007.

Analistë politikë dhe deputetë të opozitës theksojnë se ky pushtet po e humb krejtësisht besimin, për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve, dhe për shkak të instalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit

Raporti më i ri i UNDP-së, që mat besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në institucionet e tyre, sipas analistëve politikë dhe opozitës, vlerësohet si një nga raportet më negative që nga legjislatura e parë e këndej.

Uji Dea

Kjo humbje e madhe e besimit në institucionet e zgjedhura nga qytetarët vetëm para një viti, është dëshmia më e fortë, që tregon se kjo Qeveri e dështuar për një vit të punës po e humb edhe legjitimitetin e marrë në zgjedhje me premtime mashtruese dhe blerje e vjedhje të votës. Kjo situatë cilësohet edhe si një paralajmërim për një proces të ri të parakohshëm zgjedhor më së voni vitin e ardhshëm.

Deputeti i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, konsideron se ky pushtet po e humb besimin për shkak të mashtrimit të madh që u ka bërë qytetarëve. “Ndjeshmëria karshi korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative po rritet me shpejtësi edhe në mesin e qytetarëve të rëndomtë, të cilët po i ndiejnë drejtpërdrejt pasojat”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Ai është i sigurt se vetëm me daljen e shpejtë në rrugë nga qytetarët e pakënaqur, kjo Qeveri do të detyrohet të vetëdorëzohet për t’u liruar rrugë zgjedhjeve të reja./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.