GRANDEMALL

Qeveria mbijeton deri në qershor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova nis vitin e ri me kriza të vjetra. Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

“Kjo gjendje do të mund të vazhdojë kështu deri kah muaji qershor, kur mundet dhe do të duhej të kishte një zgjidhje, gjithsesi me zgjedhje të reja”, tha analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Fillimi i këtij viti të ri, në jetën institucionale të Kosovës dhe skenën politike, po shihet se nuk ka gjasa të sjellë asnjë ndryshim, për dallim nga viti që kaloi. Edhe sivjet, Kosova pritet të ballafaqohet me problemet e njëjta, me protesta të paralajmëruara nga opozita dhe me vazhdimin e krizës politike, që mund të ketë ndikimin e vet në të gjitha sferat, zhvillime të cilat vetëm punë e perspektivë për qytetarët nuk sjellin.

Hidromorava

Analistët politikë paralajmërojnë një vit mjaft kritik. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Muhamet Kelmendi nuk sheh zgjidhje të nyjës së problemeve të bartura nga viti i kaluar pa zgjedhje të reja dhe pastrim të kësaj skene politike nga krimi dhe korrupsioni. “Filli i zgjidhjes së problemit është shkuarja në zgjedhje të reja.

Mirëpo, e tërë kjo gjendje nuk shërohet, nëse fillimisht nuk kapet dhe nuk ndëshkohet krimi i organizuar nga shteti. Pa këtë element qenësor të funksionimit të shtetit të së drejtës nuk mund të ecet përpara”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.