Qeveria e pakicës, përsëritet 2010-ta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ngërçi institucional në Kuvend, ku koalicioni qeverisës nuk po mund t’i bëjë 61 vota, po ia kujton kryeparlamentarit Jakup Krasniqi shtatorin e vitit 2010.

Asokohe, për shkak të një ngërçi të tillë, vendi pati shkuar në zgjedhje të parakohshme. Edhe atëherë ishte pikërisht debati për postën dhe mospajtimet mes partive çështja që bllokoi punën institucionale. Situata u pasua me tërheqjen e LDK-së nga koalicioni dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

UBT

Qeveria që tri herë nuk po arrin as tash ta marrë shumicën e votave të parlamentarëve për ta shitur postën. Bllokada ka ringjallur debatin për zgjedhjet e parakohshme, edhe tash.

Kryeparlamentari Krasniqi në një prononcim për gazetën Tribuna, ka pranuar se situata aktuale është e ngjashme me atë të para tre vjetëve, por ai nuk ka pranuar të deklarohet nëse zgjedhjet janë të paevitueshme…( Tribuna).