Hidromorava

Qeveria e Kosovës: Vetëvendosje me akte kriminale po rrezikon jetën e njerëzve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin me ngjyrë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Sipas Qeverisë, ky është akt kriminal.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin e kryer sot nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Ky akt kriminal, i kryer nga aktivistë të Vetëvendosjes, është sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Sipas Qeverisë “Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës”.

Uji Dea

Qeveria konsideron se VV-aj është duke e dëmtuar progresin në Kosovë.

“Siç ka ndodhur edhe në muajt e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje po angazhohet që të dëmtojë progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, përkatësisht po bën përpjekje që të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, siç ka bërë edhe në të kaluarën kur me veprimet e saj ka pasur ndikim në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e shtetit. Ftojmë organet kompetente që të marrin masat për zbardhjen e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe orkestruesit e këtyre veprimeve kundër jetës së qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, përfundon komunikata./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.