Qeveria e Kosovës ndanë 470 mijë euro për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan-Me ndarjen e 470 mijë eurove , Komuna e Gjilanit përfundimisht më nuk ka borxhe ndaj punëkryesve thotë Qemajl Mustafa.

Shuma prej 470 mijë eurove pritet të paguhet javën që vije dhe neve na mbetet që të vazhdojmë projektet dhe të bëjmë punë të reja tha për Rajonipress, Qemajl Mustafa.

Sipas ,Mustafës njëri nga projektet më kapitale për Gjilanin rregullimi i lumit Mirusha pritet të startojë ditët e ardhshme, meqë KRPP e ka shpallur të martën tenderin dhe pritet të jetë i hapur 40 ditë.

Sipas kreut të Komunës ,ky projekt kushton 3 milion euro.”Besojmë në konkurrencë dhe oferta të mira në mënyrë që të realizohet ky projekt domethënës dhe kapital për qytetarët e Gjilanit” tha ai.

Fundamenti

Por nuk është vetëm kjo ndihmë që kësaj radhe vije nga Qeveria e Kosovës, e cila kohëve të fundit ishte akuzuar nga opozita gjilanase se ishte anashkaluar nga investimet.

Gjithnjë sipas Qemajl Mustafës, Qeveria ka premtuar ta ndihmojë Gjilanin edhe me 5 milion euro, deri në fund të vitit, në mënyrë që të përmbyllen projektet e nisura kohë më parë. Që të vazhdohet lumi Mirusha dhe të realizohen disa projekte më të vogla nëpër lagjet e qytetit dhe në disa fshatra.

“Nëse kjo agjendë e komunës përmbushet,jam i sigurt që qytetari i Komunës së Gjilanit do ta votoj sërish PDK dhe kandidatin e saj për kryetar. Do ta bëjë këtë sepse po e përmbushim me dinjitet kontratën e lidhur me qytetarin, për ta realizuar interesin e tij” tha Mustafa./rajonipress/