Uji Dea

Qeveria e Kosovës: Djegia e veturave dëmton interesat madhore të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Djegia e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka nxitur edhe reagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila nëpërmes një komunikate për media e dënon ashpër këtë veprim.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahje të plotë për organet e drejtësisë dhe për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Aktet e dhunës, siç është edhe kjo e vënies së zjarrit veturës zyrtare të Kryetarit të Gjykatës Themelore, flasin për mjerimin e atyre që kryejnë veprime të tilla, por, edhe për nevojën e bashkëpunimit më të madh me qytetarët, për të izoluar dhe demaskuar ata që po veprojnë kundër shtetit të Kosovës, pasurisë dhe institucioneve të tij”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas Qeverisë së Kosovës ky akt, i paraprirë nga akte të ngjashme të djegies së disa veturave zyrtare në javët e fundit, është sulm i drejtuar kundër institucioneve të pavarura kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe formë e presionit ndaj bartësve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

ARKATANA

Qeveria e Kosovës konsideron se dhuna e organizuar dhe e shfaqur, në të gjitha format e saj, dëmton interesat madhore të qytetarëve si dhe progresin e përkushtimin maksimal të institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e rrugës integruese euroatlantike, të cilat po arrihen me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të BE-së.

“Qeveria e Kosovës, fton organet kompetente, që në përputhje me obligimet ligjore dhe kushtetuese, duke mos u ndikuar nga asnjë lloj presioni nga kushdo që mund të vije, të marrin masa për zbardhjen e rasteve të tilla dhe parandalimin e tyre në të ardhmen”, përfundon reagimi i Qeverisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.