Fundamenti

Qeveri e madhe me suksese të vogla

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se kryeministri Haradinaj e udhëheq një Qeveri shumë të madhe, e cila sipas tyre ka shënuar suksese të vogla. Sukses i këtij kabineti qeveritar vlerësohet procedimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së, përderisa si dështime: mosliberalizimi i vizave me BE-në, mungesa e njohjeve ndërkombëtare, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj udhëheq një Qeveri të madhe, në të cilën janë të angazhuar 21 ministra dhe rreth 80 zëvendësministra, por punët që i ka realizuar ky ekzekutiv përgjatë periudhës katërmbëdhjetëmujore po vlerësohen të vogla.

Fundamenti

Partitë opozitare dhe analistët politikë i numërojnë disa dështime të koalicionit qeverisës, duke filluar me mospërmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda vitit të kaluar, por as gjatë këtij viti, mungesa e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rritjen enorme të shpenzimeve buxhetore.

Të vetmin sukses të qeverisë “Haradinaj” opozitarët e përmendin procedimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndonëse edhe këtë e shohin si hap të vonuar. Në anën tjetër, deputetë të koalicionit qeverisës thonë se brenda kësaj periudhe të shkurtër kjo Qeveri ka kryer punë të mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.