ARKATANA

Qetësohet Opozita – harron kërkesën për zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vetëvendosje, AAK e NISMA qysh në ditët e para të koalicionit PDK-LDK kishin nisur kërkesën për zgjedhje të reja. Kishin mbajtur edhe protesta, duke përdorur edhe kauza të tjera, për të shkuar në zgjedhje. Tash, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë nisur të mos përmendin zgjedhjet e reja por vetëm të lëshojnë akuza në drejtim të dështimeve qeveritare.

Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj ishin prishur në nëntor të vitit të kaluar kur s’ishin pajtuar se kush do të ishte Kryeministër në një Qeveri të re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që kërkonin të mbaheshin.

Mirëpo, ideja për zgjedhje të reja, ka pushuar prej se Vetëvendosje u rikthye në Parlament.

Kërkesë për zgjedhje të reja s’po ka më as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA e Fatmir Limajt.

Të gjithë deputetët opozitarë janë pajtuar të punojnë bashkë me kolegët e tyre nga PDK e LDK.

FIDANISHTJA

Aktualisht, në Parlament s’janë duke shkuar deputetët e Listës Sprksa, të cilët po kundërshtojnë miratimin e dy ligjeve, atë për “Trepçën” dhe Ligjin për Investime Strategjike, shkruan Express.

Ndërkohë, aktivitetet e Opozitës po vazhdojnë në kundërshtim të veprimeve të Qeverisë.

Sot, Partia e Fatmir Limajt tha se Qeveria po thotë të pavërteta kur po deklarohet se janë punësuar 20 mijë persona gjatë qeverisjes PDK-LDK.

Edhe Partia e Visar Ymerit e Albin Kurtit ka mbajtur një protestë sot te Burgu i Lipjanit, ku kanë kërkuar lirimin e të dyshuarve për sulme terroriste ndaj Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.