RCCOLA

Qerimi pezullon postin në trustin pensional të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ejup Qerimi ka vendosur të pezullojë angazhimin e tij në Trustin Pensional të Kosovës pasi që Gjykata e Lartë për Kundërvajtje vërtetoi se ai gjendet në konflikt interesi duke mbajtur dy poste publike. Qerimi thotë se do ta “dëshmojë” përmes Prokurorisë dhe Gjykatës Supreme se vendimi është i jashtëligjshëm.

Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi, ka vendosur të pezullojë angazhimin e tij në Bordin e Trustit Pensional të Kosovës.

Veprimi vjen disa ditë pasi Gjykata e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë vendosi se Qerimi duke mbajtur dy poste publike – në Trust dhe Post-Telekomin e Kosovës – gjendet në konflikt interesi.

Përveç pezullimit të punës së tij në Trust, Qerimi ka thënë se do të paguaj edhe dënimin prej dymijë eurosh ashtu siç kërkohet me vendimin e gjykatës.

Ky vendim pason pasi që Qerimi ishte ankuar në shkallë të dytë, më 22 tetor 2012, kundër vendimit të Gjykatës Komunale për Kunërvajtje e cila kishte vendosur që ai duhet të paguajë 2000 euro gjobë dhe të japë dorëheqje nga dy postet për një periudhë tre muajshe.

Mobi Casa

Gjykata e Lartë për Kundërvajtje aprovoi vendimin e shkallës së parë përveç kërkesës që Qerimi të hiqte dorë nga dy postet për tre muaj.

Por Qerimi ka bërë të ditur për Gazetën Jeta në Kosovë se pezulimin nga detyra në Trust do ta bëjë përkohësisht.

Ai ka thënë se do të përdor mjetet e jashtëzakonshme juridike për të kundërshtuar vendimin e fundit gjyqësor për të.

“Do të inicioj me mjete të jashtëzakonshme juridike, të dëshmojë përmes prokurorisë dhe Gjykatës Supreme se vendimi është i kundërligjshëm” thotë Qerimi.